10:38 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / C E

Nesta një ndeshje larg Serie A, me Frosinonen

Alessandro Nesta është vetëm një ndeshje larg që nga sezoni i ardhshëm të jetë trajner në Serie A.

Ish-mbrojtësi i Milanit ka ndihmuar skuadrën që ai drejton, Frosinonen të arrij në Play-off të Serie B, shkruan Indeksonline.

Këtë sukses ata e arritën pasi në gjysmëfinale mposhtën Pordenonen me rezultat 0-2 dhe me rezultat të përgjithshëm 1-2.

Golat për skuadrën e Nestës i shënuan Ciano në minutën e shtatë dhe Novakovich në minutën e 15-të.

Në finale, Frosinone do të takohet me Spezian. /IndeksOnline/