Netanjahu: Gjetjet arkeologjike dëshmojnë që palestinezët nuk janë vendas në tokën e Izraelit
Të dielën, Netanjahu shkroi në Tëitter: “Një studim i ri i ADN-së i nxjerrë nga një vend i lashtë filistinas në qytetin izraelit të Ashkelonit konfirmon atë që dimë nga Bibla, se origjina e Filistineve është në Evropën Jugore” duke cituar kështu një hulumtim të lëshuar këtë javë nga ekspedita Leon Levy, ku u zbulua se populli i lashtë i cili është i njohur nga Bibla për konfliktin e gjatë me izraelitët, në fakt përfshin popull imigrant të këtij regjioni, të ardhur në këtë vend rreth 12 shekuj para lindjes së Krishtit.
Për 30 vjet ne kemi gërmuar në Ashkelon, duke zbuluar Kananejtë, filistinët e hershëm dhe filistinët e vonë- dhe tani mund të fillojmë të kuptojmë historinë që tregojnë këto eshtra “, tha Daniel M. Master, drejtor i ekspeditës së Leon Levy në Ashkelon.
The Bible mentions a place called Caphtor, which is probably modern-day Crete. There’s no connection between the ancient Philistines & the modern Palestinians, whose ancestors came from the Arabian Peninsula to the Land of Israel thousands of years later. https://t.co/FKqqoQRWdx
— Benjamin Netanyahu (@netanyahu) July 7, 2019
Ekipi hulumtues ka përdorur teknologjitë më të fundit të ADN-së në mostrat e lashta të eshtrave të zbuluara gjatë gërmimeve nga viti 1985-2016. Duke analizuar për herë të parë të dhënat e gjenomeve të marra nga njerëzit që jetonin në Ashkelon gjatë moshave të Bronzit dhe Hekurit (rreth 3,600-2,800 vjet më parë), ekipi zbuloi se një pjesë e konsiderueshme e prejardhjes së tyre rrjedh nga një popullsi evropiane. Kjo origjinë evropiane u fut në Ashkelon për kohën e mbërritjes së parashikuar të Filistejve në shekullin e 12-të pes.
Sipas librit të Jozueut, toka e Filistinëve ishte në Levantin jugperëndimor të përbërë nga pesë qytet-shtete të Gazës, Ashkelonit, Ashdodit, Ekronit dhe Gathit, nga Vadi Gaza në jug e deri në lumin Yarkon në veri. Më vonë, i gjithë ky shtet u quajt Palestinë nga Grekët.
” Lidhja e Palestinezëve me tokën e Izraelit nuk është asgjë në krahasim me lidhjen 4000 vjecare që populli izraelit ka me këtë vend,” konkludoj Netanjahu.