75 Mall Live Search
15:31 / E Enjte, 21 Nëntor 2024 / mp

Netanyahu ofron 5 milionë dollarë dhe kalim të sigurt nga Gaza për këdo që kthen pengjet

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ofroi të martën 5 milionë dollarë dhe kalim të sigurt nga Gaza për këdo që kthente një peng.

“Atyre që duan të largohen nga kjo ngatërresë u them: Kushdo që na sjell pengjet do të gjejë një rrugëdalje të sigurt për veten dhe familjen e tij. Ne gjithashtu do të japim 5 milionë dollarë për çdo peng”, tha Netanyahu, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Zgjidhni, zgjedhja është e juaja, por rezultati do të jetë i njëjtë. Ne do t’i kthejmë të gjithë pengjet”.