Netanyahu bisedë telefonike me Trump, zbulohen detaje nga diskutimet
Zyra e kryeministrit izraelit njoftoi këtë të hënë se Benjamin Netanyahu pati një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së Donald Trump.
Kjo telefonatë ka ardhur pasi Trump postoi në rrjetet sociale duke i bërë thirrje Izraelit të mbajë një dialog të hapur me Sirinë.
Sipas palës izraelite, diskutimi përfshinte një angazhim për çarmatosjen e organizatës palestineze Hamas dhe demilitarizimin e Rripit të Gazës. Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu zgjerimin e mundshëm të marrëveshjeve të paqes së Izraelit me vendet që nuk e njohin atë diplomatikisht.
Zyra e kryeministrit izraelit tha gjithashtu se Trump ftoi Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë në të ardhmen e afërt por pa dhënë një datë specifike.

