75 Mall Live Search
17:45 / E Hënë, 19 Gusht 2024 / Gj. Sh

Netanyahu: Bisedimet me Blinken janë pozitive

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka përshkruar takimin e tij tre-orësh me Antony Blinken, sekretarin amerikan të Shtetit si “pozitiv”.

Sekretari amerikan i Shtetit po bën udhëtimin e tij të nëntë në rajon që nga fillimi i luftës së Izraelit kundër Hamasit në tetor.

ShBA-ja shprehu optimizëm për një marrëveshje armëpushimi pas rifillimit të bisedimeve në Doha javën e kaluar.

Megjithatë, Hamasi ka thënë se sugjerimet e përparimit janë një “iluzion”, me një numër çështjesh midis dy palëve ende të kontestuara – duke përfshirë nëse trupat izraelite do t’u kërkohet të tërhiqen plotësisht nga Gaza.

Më herët atë ditë, Blinken u takua gjithashtu me presidentin e Izraelit, Isaac Herzog, dhe tha se ishte “ndoshta mundësia më e mirë, ndoshta e fundit” për të siguruar një armëpushim dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve në Gaza, shkruan BBC.