75 Mall Live Search
08:06 / E Martë, 05 Gusht 2025 / AR

Netanyahu: Do të bëjmë pushtimin e plotë të Gazas, ta çlirojmë nga tirania

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi përmes një postimi në X se është marrë vendimi për pushtimin e plotë të Rripit të Gazas, duke përfshirë operacionet në zonat ku mbahen pengje.

“Ne po angazhohemi për të çliruar Gazan nga tirania e këtyre terroristëve”. Shumë banorë të Gazaa vijnë te ne dhe thonë: ‘Na ndihmoni të çlirohemi. Na ndihmoni të çlirohemi nga Hamasi’ dhe kjo është ajo që ne do të bëjmë”, tha Netanyahu në një postim në X.

Ky mesazh i kryeministrit Netanyahu iu dërgua edhe shefit të shtabit, ndërsa iu bë e ditur se: “Nëse kjo nuk ju përshtatet, atëherë duhet të jepni dorëheqjen”!

Njoftimi vjen pas disa muajsh bisedimesh në Doha midis Hamasit, Izraelit dhe ndërmjetësve për të arritur një marrëveshje armëpushimi dhe pengmarrjeje./vizionplus.tv