75 Mall Live Search
23:37 / E Shtunë, 28 Dhjetor 2024 / MSH

Netanyahu duhet të futet në operacion

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës të dielën, pasi u diagnostikua me një infeksion të traktit urinar.

Udhëheqësi 75-vjeçar iu nënshtrua një testi në Spitalin Hadassah të mërkurën, ku ai “u diagnostikua me një infeksion të traktit urinar si rezultat i një zmadhimi beninj të prostatës”, tha zyra e kryeministrit në një deklaratë.

Në mars, Netanyahu iu nënshtrua një operacioni hernie, ndërsa në korrik të vitit të kaluar, mjekët vendosën një stimulues kardiak pas një frike mjekësore.

Operacioni të dielën, vjen disa orë pasi ushtria izraelite njoftoi se kishte bastisur një nga spitalet e fundit funksionale në veri të Gazës dhe kishte arrestuar drejtorin e tij, njoftojnë mediat amerikane.