16:19 / E Enjte, 12 Tetor 2023 / A. M.

Netanyahu: Hamasi është “armik i qytetërimit”

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu sulmon Hamasin, duke thënë se ai “e ka treguar veten se është armik i qytetërimit”.

Ai liston mizoritë që dyshohet se janë kryer nga militantët.

“Vrasja e të rinjve në festivalin e muzikës në natyrë, therja e familjeve të tëra, vrasja e prindërve para fëmijëve dhe vrasja e fëmijëve para prindërve, djegia e njerëzve të gjallë, prerja e kokës, rrëmbimi i një djalë i ri – jo vetëm i rrëmbyer, i ngacmuar, i sulmuar, i lënduar – dhe shfaqja e pështirë e festimit të këtyre tmerreve”, tha ai, raporton Sky News.

Netanyahu tha se “asnjë vend nuk duhet të strehojë” militantët e Hamasit dhe ata që e bëjnë këtë duhet të sanksionohen.

Duke iu kthyer mbështetjes nga SHBA, ai thotë: “Faleminderit për këtë qëndrim.Faleminderit që jeni këtu sot. Faleminderit, Amerikë”.

Më pas ai shtrëngon dorën me Antony Blinken.