08:20 / E Premte, 01 Dhjetor 2023 / L K

Netanyahu: Hamasi shkeli kushtet e armëpushimit, nuk pranoi të lirojë pengje të tjera

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se Hamasi nuk ka pranuar të lirojë pengje të tjera, dhe se ka shkelur kushtet e armëpushimit.

“Hamasi nuk i liroi të gjitha gratë pengjet siç ishte rënë dakord dhe sulmoi Izraelin me raketa këtë mëngjes”, thuhet në reagimin zyrtar.

Më tej, zyra e tij shton se Izraeli mbetet i përkushtuar për arritjen e objektivave të tij  të lirojë pengjet, të eliminojë Hamasin dhe të “sigurojë që Gaza kurrë nuk do të përbëjë kërcënim për banorët e Izraelit”.