75 Mall Live Search
21:38 / E Hënë, 10 Nëntor 2025 / B XH

Netanyahu i prerë: Do ta zbatojmë armëpushimin në Gaza me ‘grusht të hekurt’

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është shprehur se Izraeli është i vendosur të zbatojë marrëveshjet e armëpushimit në Gaza dhe Liban “me grusht të hekurt”.

Sipas mediave të huaja, të cilat citojnë Times of Israel, komentet Netanyahu i bëri këtë të hënë në një fjalim para Knessetit.

Lufta “nuk ka mbaruar”, theksoi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një fjalim para Knessetit.

“Ata që kërkojnë të na dëmtojnë po riarmatosen. Ata nuk kanë hequr dorë nga qëllimi i tyre për të na shkatërruar”, shtoi Netanyahu.

Hamasi “do të çarmatoset”, premtoi ai. “Gaza do të çmilitarizohet. Do të ndodhë në mënyrën e lehtë ose të vështirë. Por do të ndodhë”, vijoi më tej kryeministri izraelit.

Netanyahu gjithashtu la të kuptohej se Izraeli po i afrohet vendeve të rajonit më shumë se kurrë më parë dhe tha se publiku do të dëgjojë më shumë për këtë.