Netanyahu: Izraeli do të hakmerret për këtë ditë të zezë

Izraeli është goditur sot nga një sulm terrorist të koordinuar nga Hamasi, të cilin kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka qujatur “luftë”.
Në deklaratën e tij, kryeministri izraelit thotë se ajo që ka ndodhur sot nuk është parë kurrë në Izrael dhe se Izraeli do të bëjë “hakmarrje të fuqishme për këtë ditë të zezë”, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Përpara mediave, Netanyahu deklaroi se Izraeli “do të arrijë në çdo vend ku Hamasi fshihet” dhe ai u thotë “popullit të Gazës të largohet nga ato vende tani”.
Ai thotë se Hamasi është përgjegjës për mirëqenien e robërve.
“Izraeli do të zgjidhë hesapet me këdo që i dëmton”, shton ai.
Sipas raportimeve të mediave izraelite, numri i të vdekurve ka shkuar në të paktën 250.
Ministria e Shëndetësisë ka thënë se 1,452 persona të tjerë janë dërguar në spital, 18 në gjendje kritike dhe 267 të tjerë të përshkruar si të plagosur rëndë.