15:17 / E Hënë, 25 Dhjetor 2023 / S Z

Netanyahu: Izraeli do të intensifikojë luftimet në ditët në vijim

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se lufta e Gazës është larg përfundimit dhe hodhi poshtë atë që ai hodhi si spekulim të rremë se qeveria e tij mund të kërkojë ndalimin e luftimeve kundër Hamasit.

“Ne nuk po ndalemi. Ne po vazhdojmë të luftojmë dhe do të intensifikojmë luftimet në ditët në vijim, luftimet do të zgjasin shumë dhe lufta nuk është afër përfundimit”, u tha ai ligjvënësve nga partia e tij Likud, sipas një deklaratë, raporton SkyNews, transmeton Klankosova.tv.

Komentet vijnë pasi ministria e shëndetësisë e Gazës e udhëhequr nga Hamas tha se 20 mijë e 674 njerëz janë vrarë dhe 54 mijë e 536 janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori.

Ministria shtoi se 250 palestinezë u vranë në 24 orët e fundit dhe 500 u plagosën.