75 Mall Live Search
16:03 / E Martë, 01 Korrik 2025 / Gj. Sh

Netanyahu konfirmon udhëtimin në Uashington, pritet takimi me Trump javën e ardhshme

Benjamin Netanyahu konfirmoi udhëtimin e tij në Uashington javën e ardhshme për takime me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe zyrtarë të lartë të administratës amerikane.

Duke folur në fillim të një mbledhjeje të kabinetit, Netanyahu tha se do të takohej gjithashtu me Zëvendëspresidentin J.D. Vance , Sekretarin e Shtetit Marco Rubio , Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth, të dërguarin special të SHBA-së Steve Witkoff dhe Sekretarin e Tregtisë Howard Lutnick.

Kryeministri thuhet se pritet të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të shtunën në mbrëmje dhe të takohet me Trump në Shtëpinë e Bardhë të hënën.

“Këto ngjarje vijnë pas fitores së madhe që arritëm në Operacionin “Luani në Ngritje” kundër Iranit, u tha Netanyahu ministrave të tij. “Ndërtimi mbi suksesin nuk është më pak i rëndësishëm sesa arritja e tij.”

Pas operacionit 12-ditor të Izraelit kundër programeve të raketave bërthamore dhe balistike të Iranit , është ripërtërirë theksi mbi mundësinë e një marrëveshjeje me Sirinë , si dhe raportet për një marrëveshje të gjerë që do t’i jepte fund luftës në Gaza dhe do të normalizonte marrëdhëniet e Izraelit me Arabinë Saudite.  Netanyahu gjithashtu vuri në dukje se një marrëveshje e re tregtare me Shtetet e Bashkuara është afër.

“Ne duhet të mbyllim disa çështje para kësaj në mënyrë që të arrijmë marrëveshjen tregtare “, tha ai.