08:31 / E Diele, 12 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Netanyahu: Lufta kundër Hamasit do të vazhdojë me forcë të plotë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu hodhi poshtë thirrjet ndërkombëtare për një armëpushim në Gaza, duke thënë se beteja e Izraelit kundër Hamasit do të vazhdojë.

“Me gjithë forcën tonë, me gjithë fuqinë tonë, ne do të vazhdojmë deri në fitore”, u shpreh ai, raporton CNN.

Netanyahu tutje tha se do të ketë “kontroll të plotë sigurie në Gaza, me aftësinë e IDF-së për të hyrë sa herë që ne dëshirojmë, që të vrasin terroristët që mund të rishfaqen”.

“Unë mund t’ju them se çfarë nuk do të ketë, nuk do të ketë Hamas. Për më tepër, atje nuk do të ketë një autoritet civil që i edukon fëmijët e tij të urrejnë Izraelin, të vrasin izraelitët, të eliminojnë shtetin e Izraelit”, shtoi ai.