75 Mall Live Search
15:08 / E Hënë, 11 Gusht 2025 / H F

Netanyahu mbrohet nga kritikat: Nuk po e zgjas luftën, po i jap fund

Australia do të njohë shtetin palestinez gjatë një asambleje të përgjithshme në muajin shtator, duke ndjekur shembullin e Britanisë së Madhe, Francës dhe Kanadasë.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Anthony Albanese, i cili tha se Australia kishte marrë garanci nga Autoriteti Palestinez lidhur me angazhimin për demilitarizim, mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme dhe për vijimin e respektimit të së drejtës izraelite për të ekzistuar. 

“Australia do të njohë të drejtën e popullit palestinez për një shtet të vetin dhe do të punojmë me komunitetin ndërkombëtar për ta bërë këtë të drejtë realitet. Zgjidhja e dy shteteve është shpresa më e mirë për të thyer ciklin e dhunës në Lindjen e Mesme, për t’i dhënë fund konfliktit dhe vuajtjeve në Gaza”, deklaroi Albanese. 

Izraelin, nën trysni të shtuar për t’i dhënë fund luftës në Gaza, ka thënë se njohja e shtetit Palestinez do të nënkuptonte vlerësim të terrorizmit. Njoftimi i Australisë vjen teksa Netanyahu ka mbrojtur vendimin për të pushtuar Gazën.

Në një fjalim të dielën ai tha se kjo ishte mënyra për të dhënë fund luftës sa më shpejt dhe se ai nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të përfundonte punën, të mundte Hamasin dhe të lironte pengjet: “Nuk dua ta zgjas luftën! Dua t’i jap fund luftës. Duke konsideruar refuzimin e Hamasit pwr tw ulur armët, Izraeli nuk ka asnjë zgjidhje tjetër përveçse të përfundojë punën dhe të mundë përfundimisht Hamasin”.  

Izraeli u vu në shënjestër të kritikave të ashpra të dielën gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB, me Britaninë e Madhe, Francën dhe të tjerë që paralajmëruan se plani rrezikonte të shkelte ligjin humanitar ndërkombëtar.

5 persona të tjerë humbën jetën në fundjavë si pasojë e urisë në Rripin e Gazës, duke e çuar totalin në 217, gati 100 prej të cilëve fëmijë.