75 Mall Live Search
20:16 / E Hënë, 08 Shtator 2025 / Burim

Netanyahu paralajmëron sërish banorët e Gazës: Largohuni tani!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar sërish banorët e qytetit të Gazës që të largohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Izraeli më herët njoftoi se do të intensifikojë sulmet ajrore në zonë. Duke iu drejtuar banorëve të Gazës, kryeministri izraelit theksoi: “Më dëgjoni me kujdes: “Ju jeni paralajmëruar, largohuni tani!”

Netanyahu tha gjithashtu se forcat izraelite po riorganizohen dhe po mblidhen në Gazë përpara operacioneve tokësore.