75 Mall Live Search
19:03 / E Hënë, 29 Dhjetor 2025 / F.R

Netanyahu takohet me Rubion në Florida përpara takimit me Trump

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u takua të hënën me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio në Mar-a-Lago të Floridës.

“Pata një takim të shkëlqyer”, shkroi Netanyahu në X por pa dhënë hollësi të tjera rreth diskutimeve që pati me Rubion.

Takimi u zhvillua disa orë para atij me presidentin amerokan, Donald Trump, i gjashti që nga fillimi i vitit për të dy udhëheqësit.

Bisedimet do të përqendrohen në planin e paqes për Gazën dhe fazën e tij të dytë të shtyrë, si dhe në çështjet rajonale.