Netanyahu thotë se trupat e pengjeve janë tani në duart e ushtrisë izraelite

Benjamin Netanyahu tha se ushtria izraelite ka marrë trupat e dy pengjeve, të cilat më parë i ishin dorëzuar Kryqit të Kuq nga Hamasi në Gaza.
Mbetjet mortore do të çohen në një qendër të specializuar në Izrael për identifikim formal.
Hamasi nuk ka publikuar emrat e personave, trupat e të cilëve me sa duket i ka dorëzuar.
“Të gjitha familjet e pengjeve janë informuar për këtë çështje dhe në këtë orë të vështirë, zemrat tona janë me ta”, tha Netanyahu.
“Përpjekja për të rikthyer pengjet tona vazhdon pa pushim dhe nuk do të ndalet derisa të kthehet edhe pengu i fundit”. /