13:05 / E Hënë, 02 Maj 2022 / MSH

Netflix anulon serialin e Meghan Markle

Netflix ka anuluar planet për të transmetuar serialin e krijuar nga Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle.

Me titull “Pearl”, shfaqja do të jepte aventurat e një 12-vjeçareje që gjen mbishkrime nga një sërë grash me ndikim në histori.

Kjo do të ishte shfaqja e parë e animuar e Archewell Productions, kompania e princit Harry dhe Meghan.

Megjithatë, projekte të tjera të Archeëell janë ende duke ecur përpara, duke përfshirë dokumentarin e ardhshëm të Harry-t “Heart of Invictus”, i cili ndjek rrugëtimin e atletëve në Lojërat Invictus, të cilat u zhvilluan në Hagë, Holandë muajin e kaluar.

Për momentin, nuk dihet nëse “Pearl” do të transmetohet në rrjete të tjera. Deri atëherë nuk na mbetet veçse të presim.