Netflix, H&M shtohen në listën që dënojnë Rusinë

“Netflix” ka pezulluar projektet e reja në Rusi, ndërsa kësaj i është bashkuar edhe marka e modës “H&M” si dhe kompania e teknologjisë “Oracle”.
Të gjithë po ndjekin hapat e largimit të markave globale si Apple, Shell dhe Boeing, duke dënuar Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainë.
Lista e mallrave që nuk do të shiten në Rusi po rritën çdo ditë e më shumë.
Edhe Mercedes Benz tha se po pezullonte eksportet e disa automjeteve në Rusi si dhe prodhimin e automjeteve Ford dhe BMW./Indeksonline/