Netflix vjen me njoftim të rëndësishëm

Netflix ka dalë me njoftim të ri sa i përket tarifave mujore.
Kompania ka njoftuar për shtrenjtimin e paketave në ShBA dhe në Kanadë me 1 deri në 2 dollarë, ndërsa në Europë nuk ka ndryshuar ende, transmeton Indeksonline.
Kjo erdhi pasi kompania ka shpenzuar miliarda dollarë çdo vit për të prodhuar filma dhe seriale, të tillë si Squid Game, që mundësoi rritjen e totalit të abonentëve në 213,5 milionë në tetor./Indeksonline/