12:32 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

“Netflix”-i, zbulon statistikat, ja sa herë është shikuar filmi “The Irishman”

“Netflix”-i ka bërë me dije se 26,4 milionë persona e kanë parë deri tashti filmin “The Irishman” në javën e parë të publikimit të tij.

Kjo shifër (26,404,081) përfshin ata që kanë parë të paktën 70% të filmit që zgjatë rreth 3 orë e gjysmë, me regji të Martin Scorseses.

Sipas shefit të “Netflix”-it, Ted Sarandos, ky film do të shikohet nga rreth 40 milionë persona në përfundim të muajit të parë.

Sipas Nielsenit, rreth një në 5 persona e shikojnë filmin, nga fillimi deri në fund.