75 Mall Live Search
13:01 / E Premte, 08 Maj 2020 / indeksADMonline

Neuer akoma pa përfunduar shkurorëzimin, fillon lidhjen me një 19 vjeçare

Manuel Neuer është afër përfundimit të shkurorëzimit nga gruaja e tij mirëpo kjo gjë siç duket nuk e ka ndalur atë.

Neuer siç duket ka një dashur të re, e cila është vetëm 19 vjeçare, dhe quhet Anika Bissel e që është lojtare hendbolli, transmeton IndeksOnline.

Siç raporton Blick.ch, Neuer është në lidhje me Bissel që disa muaj, e madje e ka prezantuar atë me prindërit e tij.

Kurse me gruan e tij janë duke sqaruar detajet e divorcit./IndeksOnline/.