Neuer assesi të pajtohet me Bayernin, rinovimi gjithnjë e më i pa mundur

Rinovimi i kontratës të Manuel Neuer te Bayerni po vështirësohet dita e ditës edhe më shumë.
Portieri gjerman dhe skuadra bavareze kanë ngecur në negociata dhe nuk po gjejnë një gjuhë të përbashkët për renovim, shkruan Indeksonline.
Sipas revistës “Kicker”, vullneti për të rifilluar negociatat është shumë i dobët dhe mund të zgjas ende javë madje dhe muaj, përpara një vendimi përfundimtar.
Të dyja palët po i përforcojnë pozicionet e tyre, ku Neuer po kërkon kontratë deri në vitin 2025 ndërsa Bayerni i ka ofruar deri në vitin 2023.
Kontrata aktuale e kapitenit të Bayernit përfundon në qershor 2021 ndërsa për të kanë shfaqur interesim Manchester City dhe Chelsea. /IndeksOnline