Neuer dhe Muller të sigurtë se do të hakmerren kundër Chelsea në Ligën e Kampionëve
Kampionët gjermanë janë të bindur se do të jenë pjesë e tetë skuadrave të mbetura në Ligën e Kampionëve.
Neuer dhe Muller mendojnë se Bayern Munich do të ketë fitore të sigurtë kundër Chelsea dhe presin që të hakmerren pasi që kishin humbur nga klubi anglez në vitin 2011-12 në penalti.
“Mezi presim Londrën, ku kemi pasur disa përvoja të mira,” tha portieri.
Kurse mbrojtësi i klubit gjerman tha ‘Ne do të hyjmë në ndeshje me vetëbesim. Ende është një rrugë e gjatë, kështu që ne ende nuk mund të themi se në cilën formë do të jenë skuadrat, jam i sigurt se do të përparojmë’. /Indeksonline/.