75 Mall Live Search
23:09 / E Shtunë, 05 Korrik 2025 / G T

Neuer kritikon Donnarumman: Ishte dalje e panevojshme dhe e rrezikshme!

Portieri i Bayern Munchen, Manuel Neuer a ka fajësuar kundërshtarin e tij, Gigi Donnarumma për lëndimin që ia shkaktoi Jamal Musialas.

Musiala pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen mes Bayernit dhe PSG-së, e vlefshme për Kupën e Botës për Klube, shkruan Indeksonline

Neuer pas ndeshjes, e kritikoi portierin italian – duke i vën faj për daljen e rrezikshme që bëri nga porta e tij.

“Në pozicionin ku Musiala u lëndua, ai nuk duhej të kishte dalë nga porta e tij në atë mënyrë. Ai mori një rrezik të panevojshëm. Ishte një veprim i rrezikshëm që synonte dëmtimin e kundërshtarit. Gjithashtu nuk më pëlqeu qëndrimi i tij pas kësaj. Shkova te ai dhe i thashë: ‘A nuk do të shkosh t’i urosh shërim të shpejt?’ Është çështje respekti në fund të fundit. Loja e ndershme vjen para çdo gjëje. Pastaj ai shkoi i uroi të gjitha të mirat”, u shpreh Neuer.

Kujtojmë që Bayerni u eliminua nga Kupa e Botës për Klube pasi u mposht 2:0 ndaj PSG-së./Indeksonline/