75 Mall Live Search
22:50 / E Martë, 17 Nëntor 2020 / C E

Neuer: Sot e kuptova çfarë kanë përjetuar brazilianët

Gjermania ka pësuar humbjen më të thellë në 89 vitet e fundit.

Pancerat u mposhtën nga Spanja me rezultat 6-0 në ndeshjen e xhiros së fundit të Ligës së Kombeve.

Pas ndeshjes, kapiteni i Kombëtares, Manuel Neuer ka thënë se tani e ka kuptuar se çfarë kanë përjetuar brazilianët në Kampionatin Botëror.

Ai u ka kërkuar falje tifozëve të Gjermanisë për këtë humbje turpruese.

Gjermania e kishte mposhtur 7-1 Brazilin në kampionatin botëror të vitit 2014. /IndeksOnline/