Neuer zbulon për herë të parë: Tre herë jam diagnostifikuar me kancer

Lajm tronditës nga legjenda e portierit gjerman Manuel Neuer. Gjermani njofton se tashmë tre herë është diagnostikuar me kancer.
“Në rastin tim, është kanceri i lëkurës në fytyrën time, i cili më bëri të bëj tre operacione”, tha 36-vjeçari për Bild.

Megjithatë sëmundja e portierit nuk vë në pikëpyetje prezencën e tij në Kupën e Botës në Katar, e cila fillon pas pak ditësh.
Këtë informacion për shëndetin e tij portieri i Bayernit e ka zbuluar për herë të parë./Indeksonline/