75 Mall Live Search
15:12 / E Hënë, 21 Korrik 2025 / mp

Neurologjia në QKUK kryen mbi 1 mijë ekzaminime EMNG

Në Klinikën e Neurologjisë, në QKUK, me sukses të plotë po kryhet Elektromioneurografia (EMNG), metodë moderne që ndihmon në diagnostikimin e sëmundjeve të nervave periferikë dhe muskujve.

Me përkushtimin e stafit profesional dhe pajisjet e avancuara, gjatë këtij viti janë ofruar 1 mijë e 137 EMNG, shërbim i sigurt, i saktë dhe i besueshëm për pacientët nga e gjithë Kosova.Vizitat dhe ekzaminimet kryhen me përkushtim maksimal për një diagnozë të hershme dhe trajtim më efikas.Së shpejti, pas trajnimit të stafit, ky shërbim do të ofrohet edhe në spitalet e përgjithshme