Neutralizohen 8 terroristë në juglindje të Turqisë

Të paktën 8 terroristë u neutralizuan që nga e mërkura në një operacion të përbashkët nga komandot e xhandarmërisë dhe forcat speciale të policisë në juglindje të Turqisë, tha ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Terroristët, përfshirë një në kategorinë më të lartë të listës të kuqe në kërkim të Ministrisë së Brendshme, u neutralizuan në një përplasje në Malin Domuz si pjesë e operacionit anti-terrorist ‘Eren-10’ në provincën Sirnak”, tha Soylu në Twitter.
“Heronj, Allahu ju bekoftë. Ju jeni duke freskuar zemrat e kombit tonë”, tha Soylu. Ai gjithashtu nënvizoi se operacionet në rajon janë duke u zhvilluar.
Megjithëse ministri nuk specifikoi përkatësinë e terroristëve, organizata terroriste PKK ka qenë aktive në lindje dhe juglindje të Turqisë.
Operacioni “Eren”, i quajtur me emrin Eren Bulbul, një 15-vjeçar i martirizuar nga PKK-ja terroriste më 11 gusht të vitit 2017, filloi në janar dhe synon eliminimin e terrorizmit nga vendi plotësisht.
Në fushatën e saj më shumë se 35-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.