75 Mall Live Search
17:30 / E Hënë, 05 Gusht 2024 / LB

Nevesi zgjodhi PSG-në për Enriquen

Paris Saint-Germaini e ka transferuar të shumëkërkuarin Joao Neves nga Benfica.

Ndërkaq, tani i riu portugez ka pohuar se është joshur nga filozofia e trajnerit të parisienëve, Luis Enrique.

“Filozofia e Luis Enriques është ajo të cilën po e kërkoja, prandaj zgjodha PSG-në”, ka thënë Nevesi gjatë prezantimit.

“Vërtet e kam shijuar bisedën tonë. Ai është një person fantastik, dhe jam realisht i lumtur që jam këtu”.