75 Mall Live Search
13:02 / E Premte, 03 Tetor 2025 / G T

Nevil Dede për herë të parë si trajner në Kosovë, e merr skuadra e Ferizajt

Skuadra e Ferizajt është bërë me trajner të ri pas largimit të Arsim Abazit.

Në stolin e klubit të Superligës së Kosovës është emëruar trajneri shqiptar, Nevil Dede, shkruan Indeksonline

“Me përvojë të gjatë si lojtar dhe trajner në futbollin shqiptar, Dede sjell profesionalizëm dhe përkushtim të madh, me synim ngritjen e nivelit të skuadrës dhe arritjen e rezultateve pozitive”, shkruhet në prezantimin e trajnerit shqiptar nga klubi i Ferizajt.

Dede për herë të parë do ketë punë në Kosovë, pasi asnjëherë në karrierë s’ka menaxhuar skuadra kosovare.

Kujtojmë se Ferizaj pas shtatë xhirosh në Superligë, është në pozitën e fundit në tabelë me gjashtë pikë./Indeksonline/