Neville kritikon përsëri Ronaldon: Detyra jote është të flasësh

Ish legjenda e Manchester United, Gary Neville, ka kritikuar përsëri futbollistin Cristiano Ronaldo.
Portugezi ishte kapiten i ”Djajve të Kuq” në ndeshjen e fundjavës ndaj Aston Villas, ku United humbi me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.
Neville për Overlap tha se Ronaldo si kapiten që ishte detyra e tij është që të dal dhe të flas pas humbjes.
“Ai doli si kapiten i Manchester United dhe skuadra humbi.
Detyra jote është të flasësh në fund të ndeshjes. Unë kam qenë atje në atë pozicion.
Nëse fitoni, lojtari që shënoi golin ose ylli del dhe flet. Nëse humbisni, është portieri juaj, është qendërmbrojtësi juaj ose kapiteni juaj. Pse nuk dëgjuam nga ai? Ai duhet të kishte qenë atje për të thënë, “Kjo është ajo që kemi bërë gabim sot, do të punojmë shumë për javën e ardhshme dhe do të jemi gati për ndeshjen e ardhshme”, deklaroi Neville.
Eksperti televiziv i kërkoi Ronaldos të flasë publikisht, duke theksuar se ai ka pritshmëri të mëdha nga ish-shoku i tij i skuadrës.
“Unë mendoj se ai duhet të flasë në të vërtetë, askush nuk e ka dëgjuar të flasë për gjashtë muaj, ne nuk dëgjojmë nga ai,” shtoi Neville .
“Mendoj se arsyeja pse thashë më parë se Manchester United do të ishte më mirë pa të dhe se ai do të ishte më mirë pa United ishte që unë pres shumë prej tij sepse kam luajtur me të për gjashtë vjet.
“Ju merrni pronësinë e asaj që ndodhi. Ju nuk ua lini njerëzve të tjerë që të përgjigjen për gjërat tuaja për ju.”, ka thënë legjenda e Manchester United./IndeksOnline/