75 Mall Live Search
13:33 / E Shtunë, 22 Janar 2022 / B O

Neville në mbrojtje të Salah: Është hipokrizi që Salah nuk është në 11-tëshen e FIFA-s

Ish-lojtari i njohur i Liverpool, Manchester United, Gary Neville është rikthyer të flasë për çmimet e dhënë nga FIFA mbrëmjen e së hënës.

Mes shumë çmimesh që u ndanë atë natë, ishte edhe formacioni më i mirë i vitit 2021 nga FIFA.

Në këtë 11-tëshe nuk kishte vend për Mohamed Salah, dhe ish-futbollisti i Liverpool i ka dalë në mbrojtje yllit egjiptian.

Në lidhje me këtë çështje Neville është shprehur se është hipokrizi që Salah nuk është në këtë mes të lojtarëve.

“Unë nuk jam tifoz i Liverpool-it, por që Salah të mos jetë në Skuadrën e Vitit është e çuditshme. Ai nuk po respektohet globalisht për këto lloj çmimesh”, ka deklaruar Neville për Sky Sports.