08:51 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Nevojiten reforma të thella për integrim në BE

Me rastin e hyrjes së Kroacisë në BE në Prishtinë do të mbahet koncert.

Marija Kapitanoviq, Ambasadore e Kroacisë në Kosovë, tha se edhe pse me 1 korrik është data e hyrjes së Kroacisë në BE, kanë dashur të organizojnë këtë koncert.

Ajo folur për rrugën e Kroacisë drejt BE. “Kemi pasur synimet të hyjmë në NATO dhe BE. Ka shumë reforma që duhet të bëhen për të qenë pjesë e BE-së”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në RTK.

Sipas saj disa reforma janë të dhimbshme, por do të jenë të mira për vendet aspirante.

Kurse Tamara Jurkiç Sviben – pianiste, tha se është hera e parë që është në Kosovë.

“Kultura mund t’i kalojë kufijt”, tha ajo sot.

Ndërsa Pjeter Guralumi, artist, tha se ndjehet mirë që është përzgjedhur për të qenë pjesë e koncertit që do të mbahet në Prishtinë me rastin e hyrjes së Kroacisë në BE.