“New Yooooork”/ Dy ditë para zgjedhjeve, Mamdani këndonte për qytetin e tij në një klub nate
Zohran Mamdani është shndërruar në kryefjalën e javës, duke u bërë kryetari i parë mysliman në Nju-Jork.
Me zgjedhjet lokale që u zhvilluan në qytetet amerikane, vëmendjen e morën bashkitë e mëdha, si Nju-Jorku, shkruan IndeksOnline.
Qytetarët me të drejt vote në Nju-Jork zgjodhën Zohran Mamdanin si kryebashkiak, pavarësisht figurës anti-Trump të tij dhe thirrjes së presidentit amerikan për rrezikim të fondeve nëse zgjedhet Mamdani.
Mamdani, për një kohë shumë të shkurtër, u shndërrua në një sensacion mediatik, sidomos në rrjete sociale.
Fushata e tij kreative, që prek të moshuarit dhe të rinjtë, u zhvillua nga mijëra vullnetarë, kryesisht të gjeneratës “Z”.
Këta të fundit e morën Mamdanin edhe në një klub nate në Nju-Jork, dy-tri ditë para ditës “D”.
Pamjet që janë bërë virale në rrjete sociale e shfaqin Mamdanin duke kënduar me zemër një prej këngëve më ikonike për Nju-Jorkun – Empire State of Mind.
Pjesëmarrësit shpërthyen në brohorima e duartrokitje, duke e kënduar në kor këngën e famshme.
Mamdani ka bërë një fushatë rigoroze që në qendër të politikave të tij vendos banimin e përballueshëm, taksat, transportin publik, çmimet e produkteve bazike e kështu me radhë./IndeksOnline/
@aniquetheresa Saw zohran at the club #brooklyn #nyc ♬ original sound – Neeks 🙇🏾♀️🫶🏾🤍
@zararahim we went club hopping — 2 days left @Zohran Mamdani ♬ original sound – Zara

