New York Times zbulon se si Kim Jong u pajis me Mercedes-Benz të blinduar
Një hetim i plotë nga The New York Times ka zbuluar se si lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un është pajisur me Mercedes-Benzes të blinduar.
Në fund të muajit prillit, Associated Press pyeti Daimler lidhur me S-Classet e ndryshme të diktatorit, pasi u panë në një numër takimesh të rëndësishme. Prodhuesi gjerman i makinave deklaroi se nuk kishte idenë se si Kim Jong-un bleu makinat, pasi shitja e mallrave luksoze në Korenë e Veriut është e ndaluar nën sanksionet e Kombëve të Bashkuara, shkruan IndeksOnline.

Falë New York Times, tani e dimë se si makinat arritën në Korenë e Veriut.
Hetimi filloi në një port në Roterdam, Holandë, ku një palë e veturave të blinduara Mercedes-Benz u ngarkuan në një anije. Pas 41 ditësh në det, makinat mbërritën në Kinë dhe më pas u dërguan në Japoni në një anije të veçantë përpara se të lëviznin përsëri në një anije tjetër dhe të dërgoheshin në Korenë e Jugut.
Në një port të Koresë së Jugut, anija që transportonte makinat u takua me një anije fantazmë ruse dhe u transferuan.
Kjo anije ruse çaktivizoi pajisjet e saj të gjurmimit dhe u zhduk derisa u shfaq në Vladivostok, Rusi. Në të njëjtën ditë makina mbërriti në Rusi, një palë avionësh transporti fluturuan nga Koreja e Veriut, për të marrë makinat në Vladivostok.
Ajo që shqetëson njerëzit më shumë në lidhje me këtë hetim nuk është fakti se Koreja e Veriut po përdor një rrjet të komplikuar të transportit detar për të importuar Mercedes-Benz, por që ka gjasa të përdorë mjete të ngjashme për të importuar burime të karburanteve dhe teknologjive që ajo ka nevojë për programin e saj të armëve. /IndeksOnline/