10:53 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

“New York Times” zgjedh hitin e këngëtares shqiptare, ndër më të mirat për 2019

Prestigjozja amerikane “New York Times” në një artikull të saj ka zgjedhur 54 këngët më të mira të vitit 2019.

Ndërsa ka qenë vetë këngëtarja me origjinë shqiptare Ava Max, që ka bërë të ditur se edhe kënga e saj ‘Sweet but Psycho’, është radhitur në mesin e këngëve më të mira për vitin që po lëm pas, shkruan Indeksonline.

Përmes një InstaStory, Ava Max ka falënderuar  gazetën ‘New York Times’ për vlerësimin.

Kujtojmë që kënga ‘Sweet but Psycho’ është një nga hitet më të mëdha të këngëtares me origjinë shqiptare, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koci. /Indeksonline/