New York-u në gjendje të jashtëzakonshme, shkak nxehtësia ekstreme

Qyteti i New York-ut dhe zona përreth po përballen me një valë të nxehti gjithnjë e më të madhe.
Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit të SHBA-së (NWS), temperaturat e ajrit arritën në 32 deri në 35 gradë Celsius.
Ndërsa, temperatura e perceptuar u rrit mbi 38 gradë Celsius për shkak të lagështisë së lartë.
Guvernatorja e New York-ut, Kathy Hochul, shpalli gjendje të jashtëzakonshme në 32 qarqe, përfshirë pesë lagjet e qytetit.
Qytetarët, për shkak të motit të nxehtë, u dyndën në pishina për t’u freskuar.