Newcastle-Barcelona, këto janë formacionet zyrtare
Na ndan dhe një orë nga fillimi i ndeshjes Newcastle-Barcelona.
Ndeshje kjo e cila do të jetë një përsëritje e ndeshjes së fazës së ligës, ku Barça e kishte fituar 1-2, pikërisht në “St.James Park” ku luhet sonte.
Trajneri Eddie Howe, ka marrë një vendim të pazakontë ku la në stol yjet si Nick Woltemade, Sven Botman dhe Anthony Gordon, ndërsa Barça përballet me mungesën e Eric Garcias.
Këto janë formacionet:


Ndeshja luhet në orën 21:00./IndeksOnline/

