75 Mall Live Search
16:00 / E Martë, 15 Korrik 2025 / L A

Newcastle bën ofertën për yllin e Bundesligës

Newcastle United po mendon për një të ardhme pa Alexander Isak.

Sulmuesi suedez, mund të largohet nga “Laraskat”, me Liverpoolin që mund të jetë destinacioni i tij i radhës.

Dhe sipas Fabrizio Romanos, Newcastle ka hedhur sytë në Gjermani, ku kanë ofruar rreth 80 milionë euro për francezin, Hugo Ekitike.

Mirëpo drejtuesit e skuadrës gjermane, e cilësojnë si të ulët ofertën e Newcastle, ku të cilët kërkojnë rreth 100 milionë për francezin.

Ekitike, ka shënuar 22 gola dhe 12 asistime në 48 paraqitje për Eintracht Frankfurtin ku të cilët përfunduan në pozitën e 3-të dhe siguruan kualifikimin në Ligën e Kampionëve./IndeksOnline/