75 Mall Live Search
15:23 / E Shtunë, 30 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Newcastle e befason Manchester Cityn, arrinë ti marrë pikë në minutat e fundit

Për Cityn mund të jetë dukur një ndeshje mjaftë e lehtë por Newcastle e befasoi skuadrën e Guardiolës.

Sterling arriti të shënoj në minutën e 22’ por vetëm tre minuta më vonë Willems e barazoi rezultatin e me këto dy gola edhe përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë De Bruyne arriti që ta dërgojë përsëri në epërsi Manchester Cityn por pas gjashtë minutash Shelvey me një gol të mrekullueshëm e barazoi rezultatin.

Kështu që Newcastle arriti të marrë pikë nga kjo ndeshje mjaftë e vështirë kurse për Manchester Cityn ky barazim ishte sikur një humbje pasi që Liverpool është shumë pikë para kësaj skuadre.

/Indeksonline/.