75 Mall Live Search
13:01 / E Shtunë, 29 Qershor 2024 / Gj. Sh

Newcastle e gatshme ta shes Anthony Gordon te Liverpuli

Anthony Gordon sezonin e ardhshëm mund të luaj për skuadrën e Liverpulit.

Sipas asaj që raporton ”DailyMail”, Newcastle Unidet është e gatshme ta shes mesfushorin anglez, shkruan IndeksOnline.

Madje javën e kaluar, skuadrat ishin afër marrëveshjes, por Newcastle kërkoi të përfshinte edhe Jarell Quansah si pjesë e marrëveshjes, e kjo nuk u pranua nga Liverpuli që nuk dëshiron të humb sherbimet e qëndërmbrojtësit.

Liverpool mund të kishte vazhduar nëse paketa do të ishte ndryshe, por ka mundësi që bisedimet të rifillojnë gjatë fundjavës.

Gordon aktualisht është duke e përfaqësuar Anglinë në Kampionatin Evropian.

Për 23-vjeçarin ka shfaqur interesim edhe PSG, por Liverpuli shihet si favorit për të nënshkruar me mesfushorin anglez./IndeksOnline/