75 Mall Live Search
23:05 / E Mërkurë, 04 Tetor 2023 / Gj. Sh

Newcastle fiton “Derbin e Sheikëve”, shkel PSG-në

Newcastle United e ka deklasuar PSG-në në ndeshjen e javës së dytë të Ligës së Kampionëve.

”Larasakat” fituan në shtëpi me rezultat bindës 4-1, shkruan IndeksOnline.

Almion i dha epërsinë Newcastle në minutën e 17-të, ndërsa Burn dyfishoi rezultatin në minutën e 39-të. Me rezultat 2-0 u mbyll edhe pjesa e parë.

Longstaff shënoi golin e tretë pë “Laraskat” në 50′, ndërsa Lucas Hernandez shënoi golin e nderit për parisienët në minutën e 56-të.

Me këtë fitore, Newcastle kryeson Grupin F me 4 pikë, një më shumë se Manchester City që ndodhet në vendin e dytë./IndeksOnline/