75 Mall Live Search
18:48 / E Enjte, 07 Tetor 2021 / OSH

Newcastle gati të bëhet “Manchester City”, blihet zyrtarisht nga pronarët arabë

Skuadra e Newcastle gjendet në pozitën e parafundit në Premier Ligë me vetëm tri pikë pas 7 ndeshjeve.

Mirëpo, gjërat pritet të ndryshojnë pasi pronësia e klubit ka kaluar nën disa investitorë arabë me në krye Amanda Staveley, të cilët kanë blerë 80% të aksioneve të klubit dhe rrjedhimisht ata do të jenë pronarët kryesorë.

Kjo përqindje u ka kushtuar atyre 300 milionë euro, shumë e cila nuk ka krijuar ndonjë problem, pasi pronarët e Newcastle tashmë kanë një pasuri rreth 320 miliardë, që i 10 herë më të madhë se pronari i gjigantit Manchester City, Shekikh Mansour i cili ka pasuri 23 miliardë.