Newcastle gjen zgjidhje për portier, bën ofertën për ish-yllin e Arsenalit

Newcastle United ka gjetur zgjidhjen për portier pas dështimit të transferimit të James Trafford.
Sipas Fabrizio Romanos, “Laraskat” ka bërë ofertë për portierin anglez, Aaron Ramsdale.

Oferta e Newcastle thuhet të jetë huazim me të drejtë blerjeje, me Ramsdale që i ka thënë “PO”, propozimit të Newcastle.
Ramsdale, ishte sezonin e kaluar pjesë e Southamptonit ku bëri 32 paraqitje, por që ishte një nga sezonet e tij më të dobëta pasi që përfunduan në fund të tabelës, duke rënë në “Championship”./IndeksOnline/