75 Mall Live Search
22:55 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Newcastle ”ilaq” për Arsenalin, kalon në finalen e Carabao Cup

Newcastle United është finalisti i parë i Carabao Cup, për sezonin 2024/25.

“Laraskat” njëjt si ndeshjen e parë, edhe sonte shënuan fitore ndaj Arsenalit, me rezultat 2-0, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm, 4-0. shkruan IndeksOnline.

Jacob Murphy shënoi golin e epërsisë në minutën e 19-të. Me rezultat 1-0 u mbyll pjesa e parë.

Golin e sigurisë e shënoi Anthony Gordon në minutën e 52-të.

Në finale, Newcastle e pret fituesin e përballjes mes Liverpulit dhe Tottenhamit, me këta të fundit që kanë fituar ndeshjen e parë me rezultat 1-0./IndeksOnline/