75 Mall Live Search
22:49 / E Martë, 24 Shkurt 2026 / L A

Newcastle kalon pa problem tutje, e eliminon Qarabagun

Newcastle United ka arritur të kualifikohet në fazën e 1/8-tave në Ligën e Kampionëve.

Ata mposhtën Qarabagun me rezultat 3-2, me rezultatin e përgjithshëm që është 9-3.

Golat i realizoi Tonali, Joelinton dhe Botman, ndërsa për Qarabagun ishte Duran dhe Cafarquliyev.

Newcastle, në raundin tjetër mund të ketë kundërshtar të mundshëm si Chelsea ose Barcelona./IndeksOnline/