11:48 / E Shtunë, 28 Janar 2023 / Gj. Sh

Newcastle mbyll marrëveshjen me Evertonin, kryen një nga blerjet më të shtrenjta të dimrit

Newcastle ka mbyllur marrëveshjen me Evertonin për blerjen e lojtarit të lindur në vitin 2001, Anthony Gordon. Mbi 50 milionë euro u ka kushtuar 21-vjeçari “Magpies”, që tashmë kanë mbyllur një ga transferimet më të shtrenjta të merkatos së dimrit.

Gordon në orët në vazhdim do t’u nënshtrohet testeve mjekësore e më pas do të prezantohet në klubin e ri.

Për të zhbllokuar negociatat, u desh një çek mbi 50 milionë euro, krahas vullnetit të fortë të lojtarit, i cili nuk kishte marrë pjesë në seancat e fundit stërvitore pikërisht për të përshpejtuar negociatat.

Gordon largohet nga Evertoni pasi seleksionoi 78 paraqitje zyrtare, 7 gola dhe 8 asistime me këtë klub.