Newcastle një hap pranë finales së Carabao Cup, mposht Arsenalin në ”Emirates” në ndeshjen e parë

Newcastle United është një hap pranë finales së Carabao Cup.
“Laraskat” në ndeshjen e parë gjysëmfinale, shënuan fitore në udhëtim ndaj Arsenalit, me rezultat 0-2, shkruan IndeksOnline.
Alexander Isak shënoi golin e epërsisë në minutën e 37-të, ndërsa Antony Gordon vulosi fitoren në minutën e 51-të.
Ndeshja e kthimit zhvillohet me 5 shkurt në stadiumin ”St. James’ Park”./IndeksOnline/